'Viti i Skënderbeut', Rama fton artistët: Bëhuni pjesë e konkursit, afat deri në 11 tetor (VIDEO)

'Viti i Skënderbeut', Rama fton artistët: Bëhuni pjesë e konkursit, afat deri në 11 tetor (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot, përmes një statusi në Facebook, artistët për qenë pjesë Konkursin Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore në gjinitë Opera, Balet dhe Muzikal. Aktiviteti mbahet në kuadër të "Vitit të Skënderbeut". Në muajin tetor (11 TETOR) përfundon faza e parë që parashikon aplikimin e kandidatëve, të cilët janë të mirëpritur në këtë sfidë të bukur kulturore.  

Pa imponuar tematikë, Viti i Skënderbeut është një kornizë e mirë për të nxitur krijimtari kombëtare artistike të cilat, me të drejtë, nuk mund të arrihen pa një mbështetje thelbësore në financim por edhe kanë nevojë për instrumente realizues të vënies në skenë. Për këtë Ministria e Kulturës krijoi një fond të dedikuar dhe kritere shumë të qarta për pjesëmarrje, por edhe Teatri i Operas dhe Baletit vendos në dispozicion të fituesve trupat realizuese dhe hap repertorin për vënien në skenë të veprave që do të dalin nga ky konkurs, e që do të përzgjidhen nga juri profesioniste ndërkombëtare.

Edi Rama, kryeministër

MIRËMËNGJES

dhe me këtë ftesë për të qene pjesë me artin tuaj në Konkursin Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore në gjinitë Opera, Balet dhe Muzikal, ju uroj një të dielë të bukur

Pa imponuar tematikë, Viti i Skënderbeut është një kornizë e mirë për të nxitur krijimtari kombëtare artistike të cilat, me të drejtë, nuk mund të arrihen pa një mbështetje thelbësore në financim por edhe kanë nevojë për instrumente realizues të vënies në skenë.

Për këtë Ministria e Kulturës krijoi një fond të dedikuar dhe kritere shumë të qarta për pjesëmarrje, por edhe Teatri i Operas dhe Baletit vendos në dispozicion të fituesve trupat realizuese dhe hap repertorin për vënien në skenë të veprave që do të dalin nga ky konkurs, e që do të përzgjidhen nga juri profesioniste ndërkombëtare.

Në muajin tetor (11 TETOR) përfundon faza e parë që parashikon aplikimin e kandidatëve, të cilët janë të mirëpritur në këtë sfidë të bukur kulturore.

Krijimtari të mbarë dhe ju mirepresim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muharremi: 09/09/2018 11:57

    Z RAMA JE I MIRE ME MINISTER KULTURE POR JO SI KRYEMINISTER PO E MERR NE QAFE KETE POPULL ME VEPRIME JO TE DUHURA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025