Të imagjinosh Vittorio Sgarbin baba është shumë e vështirë, por kritiku i artit është bërë baba për herë të tretë. Ai u bë baba pas njohjes së atësisë nga Gjykata së një vajze 14 vjeçare, që ai e ka nga një marredhenie, me një këngëtare operash me origjinë shqiptare. Këngëtarja i kishte vënë vajzës mbiemrin e bashkëshortit të saj, i cili ka ndërruar jetë, por tani ajo e regjistroi atë me mbiemrin e babait të vërtetë, atë të Vittorio Sgarbit. Ai do të paguajë për vajzën e tij adoleshente 2200 euro në muaj. Mediat italiane thonë se kjo është hera e parë që Sgarbi pranon atësinë përpara gjykatës.
Su/ Shqiptarja.com