Një person u vra dhe 12 të tjerë u plagosën kur një autobus u përplas me një mur në Fifth Avenue në Seattle të shtunën pasdite. Një automjet u përplas me autobusin dhe më pas autobusi përplasi një grua që ishte jashtë ndërtesës, sipas Departamentit të Policisë së Seattle.
Departamenti i Zjarrfikësve të Seattle tha se gruaja u vra dhe drejtuesi i makinës u plagos rëndë, ndërsa 12 të tjerë u plagosën lehtë.
Dëshmitarët thanë se shoferi i automjetit ishte në drejtim të jugut në Fifth Avenue dhe autobusi i Metro ishte nisur për në drejtim të lindjes në Battery Street rreth orës 3:30 pasdite kur ata u përplasën, raporton abcnews.go.com.
Drejtuesi i makinës, një 31-vjeçar, ka mbetur i plagosur rëndë. Tetë pasagjerë në autobus u dërguan në Qendrën Mjekësore Harborview, tha zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Seattle, David Kerpo.
Fatal Bus Crash in Seattle’s Belltown Leaves One Dead and Dozens Injured.#USA #Accident #Seattle #Fatal #Safety pic.twitter.com/HNdhCTDyTF
— Bijay Laxmi (@BijayLaxmiC) November 5, 2023