Vizat, ambasada e Holandës:
Raporti ekziston, po shqyrtohet

Vizat, ambasada e Holandës:<br />Raporti ekziston, po shqyrtohet
Ambasada holandeze në Tiranë konfirmon ekzistencën e një raporti konfidencial të policisë holandeze, lidhur me rritjen e krimit të organizuar nga persona me origjine shqiptare, i cili solli edhe reagimin e prokurorisë së Amsterdamit, që kërkoi  nga qeveria pezullimin e vizave për shqiptarët. 
 
E kontaktuar nga Report TV, ambasadorja holandeze Dewi van de Weerd shprehet se raporti i zbuluar pjesërisht në mediat holandeze ekziston dhe po studiohet nga Ministria e Drejtësisë dhe sigurisë, por ende nuk është paraqitur zyrtarisht.
 
Përgjigja e ambasadore në Tiranë për Report Tv 
“Ne jemi të vetëdijshëm për artikujt e shtypit holandez në lidhje me një raport konfidencial të policisë holandeze në lidhje me shkallën e krimit të organizuar nga persona me origjinë shqiptare në Holandë.
 
Raporti aktualisht është duke u studiuar nga Ministria Holandeze e Sigurisë dhe Drejtësisë, por ende nuk është paraqitur zyrtarisht në Ministri.”- thekson ambasadorja holandeze për REPORT TV.
 
Kësisoj, shqetësimi i ngritur në lidhje me rikthimin e regjimit të vizave në zonën Shengen për shtetasit shqiptarë nuk ka ende baza zyrtare.
 
Rregullorja përcakton qartë se asnjë shtet nuk mund të vendosë individualisht për rikthimin e vizave.
 
Kriter penalizues është kur numri i azilkërkuesve është i madh dhe kur shteti prej nga vijnë këto kërkesa nuk bashkëpunon për riatdhesimet e azilkërkuesve.
 
Dy ditë më parë në mediat holandeze u publikua lajmi se autoritetet do të kërkojnë rikthimin e sistemit të vizave me Shqipërinë për shkak të numrit të lartë të azilkërkuesve dhe përfshirjes në krime të emigrantëve shqiptarë. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë