Komisoneri Johannes Hahn në takimin e parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë ka deklaruar se Prishtina duhet që të zgjidhë problemin e kufirit me Malin e Zi.
Sipas zyrtarit të lartë të KE, vendet e tjera nuk e kanë pasur kriter çështjen e kufirit me fqinjët për liberalizimin e vizave, prandaj Brukseli e ka marrë si mësim.
“Ne duam që disa çështje të mos mbesin peng, pasi kemi marrë mësimet tona për këtë çështje" tha ai.
Kryeministri Mustafa u shpreh se “Kosova kërkon mundësinë e barabartë si të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të realizuar vizionin për një të ardhme në Bashkimin Evropian".
Takimi është kryesuar nga përfaqësuesja e lartë e BE për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com