Vizat, Vasili-Ramës: Ku je?
Europa të vuri një zero të madhe 

Vizat, Vasili-Ramës: Ku je?<br />Europa të vuri një zero të madhe 
Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas lajmeve nga Holanda për rrezikun që shqiptarëve mund t’u rikthehen vizat.
 
Vasili pyet kryeministrin Rama se ku është, ndërsa shprehet se heqja e vizave nga një arritje e madhe, rrezikon tashmë të zhbëhet.
 
Kryetari i grupit të LSI deklaron se ‘Europa i vuri një zero të madhe delirit me timon e me tepsi’.
 
Policia dhe prokuroria në Amsterdam kanë hartuar një raport ku kërkojnë nga qeveria e tyre pezullimin e vizave për shqiptarët.
 
Autoritetet në Amsterdam deklarojnë se shqiptarët gjithnjë e më shumë po luajnë një rol kyç në trafikimin e drogës dhe pastrimit të drogës gjatë viteve të fundit.
 
 
MESAZHI I VASILIT
Po hiqen vizat, kryeministër ku je ?!

Heqja e vizave për shqiptarët, një nga arritjet më madhore të pluralizmit, rrezikon të zhbëhet.
 
Ishte kjo arritje që çliroi shqiptarët nga poshtërimi në dyert e ambasadave dhe shembi izolimin e turpshëm dhe trajtimin tonë si qytetarë të dorës së tretë.
 
Paralajmërimet nga Europa kanë qenë pa fund, por shurdhëria dhe paaftësia kriminale e kryeministrit ka qenë fatale.
 
Në fund të fundit ai punët….e tija i ka fjollë, pavarësisht se qindra mijëra shqiptarë vuajnë skamjen e papunësisë dhe varfërisë.
 
Kryeministri ynë nuk ka veshë, por ka vetëm stomak dhe të madh madje.
 
Europa i vuri një zero të madhe delirit me timon e me tepsi.
 
Ç’ taksirat ka populli të vuajë deliret dhe paranojat e një shkollëpakti, llafazan të pashërueshëm?
 

 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë