Delegacioni i BE ka zbardhur takimet e Drejtorit të Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit Christian Danielsson në Tiranë.

Danielsson është takuar me Kryeministrin Rama, Ministrin e Punëve të Jashtme Bushati, Ministren e Ekonomisë Ekonomi, Ministren për Integrimin Evropian Gjosha, Kreun e Kuvendit Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha. Ai  ka përgëzuar marrëveshjen e arritur dy ditë më parë mes Ramës se Bashës.
 
Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i KE-së Christian Danielsson është shprehur se marrëveshja është një tregues i pjekurisë demokratike, ku theksoi se e rëndësishme është vënia e saj në zbatim. Gjithashtu ai theksoi që duhet të nis puna për implementimin e ligjit të Vettingut, si kusht për çeljen e negociatave me BE.
 
Në takim u diskutua edhe për Samitin e Triestes dhe në veçanti, për forcimin e mëtejshëm të integrimit ekonomik në rajon si dhe shprehu gatishmërinë e KE për të mbështetur planin e qeverisë në luftën kundër drogës. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)