TIRANË- Në vizitën e komisionarit për Zgjerim në BE, Stefan Fule, që pritet në mbërrijë në Tiranë në datë 6 mars, kundër të tjera do të bisedojë edhe për reformën Administrativo-Territoriale, nuk do të jenë të pranishëm kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryetari Sali Berisha.
 
Burime nga PD-ja bëhet me dije në se datën 4 mars Basha dhe Berisha të shoqëruar edhe nga Gerti Gogdani do të nisen në 4 mars drejt Irlandës, për të marrë pjesë në Kongresin e PPE-së dhe do të qëndrojnë atje deri më datën 8, ndërkohë që eurokomisioneri do të nisë bisedën e tij në kryeqytetin shqiptar në 6 mars.

Deri tani, PD-ja ka shprehur qëndrim kritik nga reformës territoriale të propozuar nga mazhoranca. Ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë mbledhje komisioni për diskutimet sa i përket reformës shumë të diskutuar.

Ndërkohë, qëndrim kritik ndaj kryekomisionerit mban edhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili e konsideron Stafan Fylen filoserb dhe majtist.

Fyle do te jetë në Tiranë në datë 6 mars, këtë të enjte, për raundin e radhës së dialogut të nivelit të lartë me autoritetet shqiptare mbi 5 prioritetet kyçe, të domosdoshme për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)