Vizita e Gjonajt në burgun e Peqinit
Noka: I shkoi në qeli Aldo Bares

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka komentuar vizitën e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj në burgun e Peqinit.

Përmes një mesazhi në faqen e tij të “Facebook”-ut Noka shkruan se Gjonaj vizitoi në qeli Aldo Baren, ish-kreu i bandës së Lushnjes i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai shtron pyetjen se çfarë mesazhi përcolli ministrja me këtë vizitë. 

Postimi i Flamur Nokës në Facebook: 
Ministrja e Drejtësisë sot zhvilloi një vizitë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Dhe çuditërisht i shkon në qeli Aldo Bares. Të jetë vallë rastësi apo e planifikuar ??? Çfarë mesazhi po përpiqet të përcjell ministrja me këtë vizite ??? 

A po shantazhon dike Edi Rama duke i cuar ministren Aldo Bares? Si shpjegohet nje ndjeshmeri e tille e Edi Rames per kushtet e Aldo Bares kur nderkohe nuk ja ndjeu fare dhe i flaku me nje te rene te lapsit 26 mije familje qe nuk kane as buke per femijet …

A e pate se si ministrja lumturohej kur kreret e bandes Lushnjes flisnin me gjuhen e Edi Rames????A tregon ky kontrast se Edi Rama nuk eshte Kryeminister i shqiptareve por i bandave dhe krimit ??

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët

Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët