Vizita e Hann në Tiranë, Berisha:
Muri i krimit bllokon integrimin

Vizita e Hann në Tiranë, Berisha:<br />Muri i krimit bllokon integrimin
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar vizitën e komisionerit Johanes Hann në Tiranë. Në një status në rrjetin social facebook, Berisha shkruan se Komisioneri e bëri të qartë se hapja e negociatave me Shqiperine nuk është afer. Sipas tij muri i krimit bllokon integrimin.

Stausi i plotë i ish kryeministrit Sali Berisha

Muri i krimit bllokon integrimin!! Rama Europes: Kujdes! Mos beni shtesa kati me Shqiperine! Te dashur miq, vizita shume e rendesishme dy ditore e komisionerit europian per zgjerimin dhe fqinjesine, Johanes Hann, perfundoi. Gjate kesaj vizite, komisioneri Hann deklaroi ne media se hapja e negociatave me Shqiperine nuk eshte afer. Te njejtin mesazh mori Rama gjate vizites se tij ne Bruksel, i cili, duke mos patur dot asnje fjale te mire, asnje premtim e asnje siguri per hapjen e negociatave qe t'u thote nga Brukseli qytetareve shqiptare, u tha se problem ishte anglishtja e gazetares qe guxoi ti bente pyetje spec atij.

Edhe sot, pas takimit, Rama, duke mos patur asnje fjale te mire, asnje premtim, asnje siguri per t'iu thene qytetareve per integrimin dhe hapjen e negociatave, i tha ne konferencen per shtyp komisionerit "kujdes se mos beni rruges shtesa kati me Shqiperine", a thua se po fliste me Lamen dhe shtesen e katit te tij! Komisioneri beri te qarte se pese prioritet jane kushtet e BE per hapjen e negociatave per Shqiperine dhe ne krye te tyre lufta kunder krimit.

Ne te vertete hapjen e negociatave me Shqiprine nuk e pengojne shtesat e katit te Komisionit Europian por e pengon muri i krimit apo muri i lidhjeve te pushtetareve me krimin. Ky mur eshte ngritur nga Rama- Meta me kokainen, fabrikat e saj ne Xibrake dhe Fushekuqe te bandave te Partise, "Hakmarrjes per Drejtesi" dhe te Gezime Çeles, me Nallbatin roje te fabrikes se miellit te Partise, me vrasjet seriale te Kostandinit te Partise dhe denimin e tij vetem me 9 vjet per njeri, eshte ngritur me Shullazin e Partise dhe kercenimin e tij me jete te liderit te opozites me porosi te Rames, me drogen e Mark Frrokut, Planen dhe fshehjen e dosjes se tyre nga Rama, me trafikante, kriminel e vrases ne Parlament per t'i mbyllur gojen opozites, me dosjen Doshi te vrasjes se dy deputeteve nga Meta.

Te dashur qytetare, vetem revolucioni demokratik i bazuar ne guximin, trimerine, perkushtimin dhe pergjegjesine tuaj qytetare mund te rrexoje murin e krimit qe na largon çdo dite e me shume nga Europa!!



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm