Vizita e Kerryt, Nishani: Me rëndësi
Partneriteti diplomatik, jo protokolli

Vizita e Kerryt, Nishani: Me rëndësi<br />Partneriteti diplomatik, jo protokolli
Pas një "përplasjeje" mes kryeminsitrit Rama dhe presidentit  për pritjen në aeroport të sekretarit amerikan të shtetit, Nishani duket se ka dashur të zbusë tonet  e të sheshojë debatin. Në konferencën për mediat me homologen e tij nga Malta Nishanit veç të tjerash i'u drejtua pyetja për debatin me kryeminsitrin.

Presidenti e konsideroi më të rëndësishëm partneriteti diplomatik, sesa çështjet protokollare.

"Unë dëshiroj që ta shohin vizitën e Sekretarit Kerry në Shqipëri si një mesazh shumë të rëndësishëm, vizitën e tij si një nderim që i bëri Shqipërisë. Ashtu si sot kemi një vizitë po aq të rëndësishme dhe besoj se ky partenritet diplomatik në Shiqipëri është me i rëndësishme se çdo çështje tjetër proceduriale ose protokollare"-tha Nishani.

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry ndonëse pati një axhendë të ngjeshur takimesh dhe kaloi pa asnjë incident, duket se ka përplasur Kryeministrin, Edi Rama me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?