TIRANE - Kryeministri Edi Rama priti të premten në një takim në Tiranë, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi i cili është mbajtur larg syrit të medias, është njoftuar nga vetë kreu i qeverisë shqiptare përmes një statusi në rrjetet sociale.
 
Rama shkruan se takimi i tij me Thaçin mbahet në kuadër të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë, por edhe të vizitës së Sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, javën e ardhshme në Shqipëri.
 
“Darkë vëllazërore me Hashim Thaçin për punët e vitit në rrugën e bashkëpunimit mes nesh dhe vizitën e afërt të Sekretarit të shtetit në Tiranë”, shkruan Rama në rrjetin social, Twitter.

rama
 
 Ndërkohë në videon e mësipërme, shihet  eskorta e Hashim Thaçit tek Zogu i Zi dje rreth orës 19:00. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)