Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton, që viziton sot Tiranën, është e katërta e një drejtuesi të Departamentit të Shtetit që viziton Shqipërinë, pas viteve '90.
I pari që shkeli në Tiranë, në 1991-n ishte sekretari i atëhershëm Xhejms Bejker, të cilit iu rezervua një pritje madhështore në Shqipërinë e sapo dalë nga izolimi komunist.
Vizita e dytë do të ishte në 2000-n, e znj. Madelein Albright, ndërsa pak vite më vonë në 2003-n do të vinte sekretari i atëhershëm Kolin Pauwll, vizita e të cilit do të vendoste bazat e anëtarësimit të mëvonshëm të Shqipërisë në NATO.
Ngjarja më kulmore në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane është vizita në vitin 2007 e presidentit të atëhershëm George W. Bush, i cili nga Tirana paralajmëroi pavarësinë e Kosovës.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com