Pas fjalimit në Kuvend, Lammert do të pritet në një takim nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Nobert Lammert do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer” me temën “25 vjet parlamentarizëm demokratik në Shqipëri”, që zhvillohet në orën 10:30 në Hotel Sheraton.
I pranishëm në këtë aktivitet do të jetë dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ku do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse.
Axhenda
Ora 09:20 - Fjalim në Kuvend
Ora 09:45 - Takim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta
Nobert Lammert do të marrë pjesë edhe në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer” me temën “25 vjet parlamentarizëm demokratik në Shqipëri”, që zhvillohet në orën 10:30 në Hotel Sheraton.
Redaksia Online
Shqiptarja.com