Spartak Ngjala deklaron se zyrtarja e lartë e SHBA, Victoria Nuland do të vijë sot në Tiranë që t’i japë shah-mat Sali Berishës, pasi sipas tij, ish- kryeministri po pengon miratimin e Reformës në Drejtësi.
“Politika e lartë amerikane, nëpërmjet Viktoria Nulandit do t'i japë sot shah-mat Sali Berishës” shprehet avokati.
“Por çfarë do të bëjë Saliu sot, mos do të hedhë skakierën?” shtron pyetjen Ngjela. Gjithsesi ai paralajmëron ish- kryeministrin se “Është mat amerikan ai, Sali. Duhet të kesh shumë kujdes në këtë kohë” thekson kreun i Partisë për Ligj dhe Drejtësi në statusin e tij në rrjetin social Facebook.
Viktoria Nuland do të mbërrijë në Tiranë sot në orën 14:30, ku do të zhvillojë takime me Bushatin, Bashën dhe në fund me kryeministrin Rama, teksa në qendër të diskutimeve është miratimin i Reformës në Drejtësi në 21 Korrik.
Vizita e Victoria Nuland në Shqipëri kulmon pas përpjekjeve intensive të ambasadorit të SHBA, Donald Lu me deklarata dhe letra publike për politikën shqiptare për konsensus.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com