TIRANË - Ditën e diel ndërsa Papa Françesku do kryente vizitën e tij në vendin tonë plot 173 qytetarë të ndryshëm kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Në 7:30 të mëngjesit, ambulanca e parë është dërguar në spital, pra edhe gjatë natës përpara kemi patur prezencë në të gjithë perimetrin e vendit.

Gjithsej, janë shërbyer 173 nga të cilët 18 prej tyre janë transportuar në spital për shërbime më të specializuara, 2 kanë qenë fëmijë, 1 ka qenë në gjendje shumë të rëndë.

Por, fatmirësisht, përgjigjia shumë e shpejtë, ka bërë të mundur që të stabilizohet gjendja e fëmijë për të mos rrezikuar jetën” pohojnë drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Shtator 2014
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)