Mjaft qytetarë kuriozë janë mbledhur për të shijuar shfaqjen spektakolare të një ariu dhe këlyshit të tij duke luajtur krejt të pashqetësuar në një lagje të Kalifornisë Jugore.

Të dy sëbashku u panë ndërsa shëtisnin duke gërmuar nëpër kopshtet e Monrovias, dhe pasi panë praninë e shumë personave u ngjitën në pemë.

Zyrtarët e ruajtjes së kafshëve të egra thanë se këlyshi është vetëm një javësh i vogël dhe për shkak të gjendjes delikate të nënës ari ata nuk do të shqetësoheshin, por do të liheshin të lirë.

Ndonëse prania e tyre është e pazakontë për shkak të distancës së madhe të qytetit nga malet, ata sërisht janë lënë të shëtisin duke paralajmëruar banorët që të rrinë në shtëpia dhe të bëjnë kujdes.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)