Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Letoni, zhvilloi një vizitë edhe në komandën e Grupit të Betejës në “Kamp Ādaži”, ku ndodhen edhe forcat ushtarake shqiptare në misionin e NATO-s.
Kreu i shtetit, që mban edhe cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, u prit me një paradë ushtarake në prani të ministrit letonez të Mbrojtjes, Andris Sprūds, dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtënant Leonīds Kalniņš.
Gjatë vizitës, ai nderoi edhe dy Dëshmorët e Atdheut, që ranë në krye të detyrës në vitin 2019, Nëntetar Zarife Hasanaj dhe Major Klodian Tanushi, duke kryer homazhe në memorialin e tyre.
Zyra e Presidencës bëri me dije se Begaj zhvilloi një takim me drejtuesit e kampit, ku janë të dislokuar Divizioni Shumëkombësh i NATO-s për Veriun, që drejtohet nga Danimarka, si dhe Grupi i Betejës së NATO-s, në kuadër të prezencës së përparuar që drejtohet nga Kanadaja.
“Presidenti Begaj vlerësoi përkushtimin e kontingjentit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai vlerësoi kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, duke theksuar se ata janë krenari e Shqipërisë dhe me veprën e tyre lartojnë flamurin dhe emrin e saj në botë”, tha kreu i shtetit.
Gjatë bisedës me ushtarakët, Presidenti Begaj shprehu mirënjohje edhe për sakrificat e tyre, duke i garantuar “mbështetjen e tij dhe të shtetit për pjesëmarrjen në këtë mision, që nderon Shqipërinë e rreshtuar në bllokun e Aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë”.
Gjithashtu ai rikonfirmoi angazhimin për shtimin e kontributit ushtarak të Shqipërisë në përputhje me nevojat dhe kërkesat e Aleancës.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zëvendëson Fabrizio Buccin/ Begaj pranon letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri italian! Presidenti: Të përkushtuar për forcimin e lidhjeve
24 Janar, 14:24
-
Herdi Prenga 90 minuta në fushë, ekipi i tij mposht Ajaxin në Europa League
24 Janar, 09:35
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Berisha emëron gjeneralin Piro Ahmetaj koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në PD
21 Janar, 12:26
-
105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar, Begaj: Kongresi i Lushnjes shpëtoi vendin nga vëllavrasja! Spiropali: Objektiva, reforma në drejtësi e anëtarësimi në BE
21 Janar, 11:05
-
Presidenti Begaj dekreton lirimin e Mustafa Nanos nga detyra si ambasador në Zvicër
21 Janar, 10:48
-
Reagimet për betimin e Trump/ Begaj: Krenohemi për aleancën me SHBA! Ambasadori shqiptar: Të forcojmë partneritetin
20 Janar, 19:30
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28