Vizita e Ramës në Shkodër, Garda pajiset me çantë mbrojtëse speciale?! (VIDEO)

Teksa kryeministri Rama ndodhej sot në Shkodër në kuadër të aktivitetit "Bashkia që Duam", Grada e Republikës duket se ka marrë masa të reja mbrojtëse ose të paktën të papërdorura më parë në mbrojtje të personaliteteve në vendin tonë.

Ndërsa kryeministri Rama ndodhej tek Universiteti Luigj Gurakuqi për të inspektuar punimet, një grup studentësh që qëndronin në hyrje të Universitetit kërkuan ta takonin për t'i parashtruar kërkesat e tyre. Një prej efektivëve të Gardës që del nga makina shoqëruese e kryeministrit shihet teksa mban një çantë të zezë të hollë në duar. 




Efektivi i Gardës me çantën e zezë


Çanta të tilla përbëhen nga disa shtresa dhe mund të hapen si mburojë për t'u përdoruar në mbrojtje të personalitetit, në këtë rast kryeministri. Mbrojtja që këto lloj çantash mund të ofrojnë mund të jetë nga ajo balistike por dhe nga objekte që mund të hidhen drejt personalitetit.

 


Foto ilustruese

 

Gjatë vizitës së kryeministrit në Shkodër pati disa protesta në hyrje të qytetit nga simpatizantë të flaktë të Partisë Demokratike çka mund të ketë shtyrë Gardën të shtoj edhe një tjetër masë mbrojtëse në pajimet e tyre?!

Nuk është hera e parë që çanta të tilla janë vënë në përdorim në mbrojtje të personaliteteve botërore ndërsa rasti më i afërt është ai i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë një ceremonie në përvjetorin e masakrës së Serbrenicës.

 


Aleksandër Vuçiç teksa mbrohet nga agjentët e sigurimit të tij me një çantë të ngjashme
 

Foto ilustruese 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lond: 27/04/2019 10:09

    O trio x nuk ka vra rob si puna atij plakut tat vicidol, edi rama nuk esht shpellar si puna jote dhe atyre tjereve, po ju le te boni si ju do suma, po te ishte shpellari juaj plumbat ballit do i kishit marr per zaptim rrugesh.

    Përgjigju
  • xXx: 26/04/2019 22:55

    Sa më të mëdha pisllëqet aq me e madhe eskorta...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas