Kryeministri Edi Rama ia dedikoi këtë të shtunë konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Qytetit Studenti duke zhvilluar vizita të posaçme për të parë nga afër ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e tyre (Lexo këtu). Një prej kërkesave të studentëve të cilët edhe protestuan për 17 ditë në Tiranë ishin pikërisht investimet në konvikte. Ndërkohë PD e sheh si sjellje prej frike këtë vizitë të Ramës.
Deputeti demokrat Tritan Shehu thotë se shefi qeverisë shkon për vizitë tek godinat në kohën kur studentët janë larguar, ndërsa shton se Rama ka frikë se do ta pësojë si Adil Çarcani në 1990.
“Kryeministri “viziton” Qytetin e Studenteve…por vetem sot kur studentet jane larguar! Krejt bosh ky “qytet” simbol keto dite, vetem Kryeministri e shoqeruesit e tij. Sic duket ka frike ta pesoje aty si Adil Carcani me 1990-ten. Mbasi mori ne universite te ndryshme mesazhe te ngjashme me ato qe moren Muho Asllani, Lenka Cuko etj ne ato vite, vjen ne kete ”Qytet”, por vetem me nje kusht, te ishte pa studente! Dialog apo monolog ky?!”, shkruan Shehu.
Ruhu nga preshi .
PërgjigjuTritan sado qe te perpiqesh te fantazish per Ramen , prasin se leshon dot . Per ju Rama rron 100 vjet , se ju nuk sillni besim dhe jeni ne tkurrje te plote .
Përgjigju