Vizita e Yee, KVV: Shans i fundit
për gjetjen e kompromisit politik

Vizita e Yee, KVV: Shans i fundit<br />për gjetjen e kompromisit politik
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) ka shpërndarë për mediat një njoftim, lidhur me vizitën e zyrtarit të lartë të SHBA, Hoyt Brian Yee.
 
Sipas KVV, kjo vizitë e të dërguarit të Uashingtonit, është mundësia e fundit për kompromis mes palëve. 

"Duke evidentuar rëndësinë e maturisë politike të treguar në momente madhore si dhe të një ndërgjegje qytetare thelbësore, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i bën thirrje të gjitha palëve, veçanërisht Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Opozitës Basha, për shfrytëzimin e momentumit të paraqitur si një shans madhor dhe të fundit për dakortësi dhe për të mos lejuar vetëshkatërrimin e stadit aktual të demokracisë shqiptare", thuhet në deklaratën e KVV.
 
Deklarata e KVV:
"Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka kritikuar me forcë dhe në vijimësi përvojën e deri më sotme politike, ku lidershipet kryesore politike kanë imponuar dakortësitë e ngushta dritëshkurtra në ndërmarrjen e proceseve më madhore të vendit.

Në këtë frymë, edhe pranimi i dykahshëm i rezultateve të proceseve zgjedhore është shndërruar në një standard të domosdoshëm dhe të mjaftueshëm për legjitimimin e vetë zgjedhjeve për stadin e demokracisë shqiptare.

Ndërkohë, procesi zgjedhor i 18 Qershorit në gjendjen e aktuale po projekton, ndër të tjera, një standard të ri dhe anti-demokratik, atë të mosdakortësisë.
 
Në një përvojë gati 30 vjeçare, lidershipet politike kryesore pasi u imponuan si çertifikuesit suprem të proceseve zgjedhore, tanimë po shkojnë drejt një precedenti akoma më të rrezikshëm, të vetëmjaftimit me mbajtjen thjesht të një dite zgjedhore.
 
Në traditën e mospërfshirjes reale të të gjithë aktorëve politikë, institucionalë dhe civilë në proceset madhore të vendit, një garanci për përmbajtjen e dakortësive politike kanë qenë aktorët ndërkombëtarë. Prezenca ndërkombëtare, jo vetëm si ndërmjetës, ka vendosur disa garanci, ndonëse artificiale dhe jo në kontekstin e një demokracie të shëndetshme, por që kanë imponuar për aq sa ka qenë e mundur parime demokratike në thelbin e dakortësive.
 
Vizita e sotme e Zëvendës/Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, një prej vendeve kryesore partnere të Shqipërisë, si përsa është treguar në të shkuarën si dhe aq sa shpresohet në të ardhmen, është një momentum pa të dytë.
 
Ky momentum për dakortësi të domosdoshme, në një mungesë thelbësore kulture dialogu, vlen jo vetëm në rrethanat e brendshme, por edhe në ato të jashtme.
 
Për më tepër, në këndvështrimin e një konteksti gjeostrategjik ku Shqipëria duhet të përballet dhe paraqitet si një referencë stabilizuese, refuzimi i një ftese për dakortësi është një hap që zhbën kredencialet e vendit tonë.

Integriteti dhe asistenca e fortë e treguar në vijimësi nga SHBA-të është mundësia më e arrirë e mundshme për një dakortësi të arritur mbi parime dhe në ndihmesë reale të demokracisë shqiptare.
 
Duke evidentuar rëndësinë e maturisë politike të treguar në momente madhore si dhe të një ndërgjegje qytetare thelbësore, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i bën thirrje të gjitha palëve, veçanërisht Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Opozitës Basha, për shfrytëzimin e momentumit të paraqitur si një shans madhor dhe të fundit për dakortësi dhe për të mos lejuar vetëshkatërrimin e stadit aktual të demokracisë shqiptare".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi