Vizita e zyrtarit të DASH, Naço:
Kemi bashkëpunuar për Reformat

Vizita e zyrtarit të DASH, Naço:<br />Kemi bashkëpunuar për Reformat
Pas Vasilit, ish- ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka komentuar vizitën e zv.ndihmës sekretarit të shtetit të SHBA-së, Brian Hoyt Yee nesër në Tiranë.
 
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Naço shkruan se mbërritja e Brian Hoyt Yee shpreh më së miri vullnetin e SHBA në mbështetje të Reformave Integruese të vendit.
 
Sipas tij, vizita Brian Hoyt Yee në Shqipëri në një kohë kur vendi ndodhet në një ngërç politik është e rëndësishme pasi përcjell frymën e dialogut.  
 
Ai ka sjellë në vëmendje takimin e tij me Hoyt Brian Yee në kohën kur ishte ministër drejtësie, sipas të cilit kanë bashkëpunuar dhe shkëmbyer ide mbi një nga reformat më të rëndësishme, si ajo në Drejtësi ku Yee garantoi se do të sillnin rezultate konkrete edhe falë asistencës së SHBA-së. 


naco
(Ish- ministri i Drejtësisë Naço me ​ zv.ndihmës sekretarit të shtetit të SHBA-së, Brian Hoyt Yee)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi