TIRANE-Mbërritja e zv.ndihmës sekretarit të shtetit të SHBA-së, Brian Hoyt Yee nesër në Tiranë, është komentuar nga LSI si një shans për kompromisin.
 
Sipas kreut të LSI-së Petrit Vasili, kompromisi mundëson vazhdimin e integrimit evropian dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
 
“Zv.ndihmës sekretar i shtetit të SHBA, Brian Hoyt Yee nesër në Tiranë. Një shans për kompromisin, që mundëson vazhdimin e integrimit evropian dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një shans për normalitetin dhe qetësinë që duam dhe aspirojmë të gjithë”, thotë Vasili. 


vasili
(Reagimi i LSI-së para vizitës së Brian Hoyt Yee)

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com