Vizita në 2007, Maritati në Tiranë
për kriminelët shqiptarë

Vizita në 2007, Maritati në Tiranë <br />për kriminelët shqiptarë
TIRANE- Alberto Maritati ka ardhur disa herë në Shqipëri për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë. Në vitin 2007 ai erdhi dy herë në Tiranë në cilësinë e zëvendësministrit të Drejtësisë së Italisë, për të trajtuar dhe zgjidhur problemet mes dy vendeve. Në 11 maj 2007 Maritati erdhi në Tiranë për tu takuar me ish-ministrin e Drejtësisë së asaj kohe Ilir Rusmajli, sepse sipas drejtësisë italiane të paktën 210 të kërkuar nga drejtësia italiane edhe për krime të rënda jetonin të qetë në Shqipëri. Ndërkohë në Shqipëri, prej muajsh kishte shpërthyer sërish lufta mes kryeministrit Berisha dhe ish-prokurorit të Përgjithshëm, Sollaku, të akuzuar se “flinte mbi dosje”, ndërsa numri një i akuzës shqiptare ishte përgjigjur se bëhej fjalë për një fushatë denigruese politike nga ana e kryeministrit. Maritati do të kthehej sërish në nëntor 2007, kur Theodhori Sollaku ishte shkarkuar nga detyra për tu zëvendësuar nga Ina Rama. Sërish temë e bisedimeve mes tij dhe ish-ministrit Halimi ishte kërkesa e Italisë që Shqipëria të lejonte ekstradimin e shtetasve të kërkuar nga drejtësia italiane.
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve