Vizita në Armeni, Nancy Pelosi nderon viktimat armene të masakrave të epokës otomane

Vizita në Armeni, Nancy Pelosi nderon viktimat armene të masakrave të epokës otomane

Nancy Pelosi, duke nderuar viktimat armene në Kompleksin Memorial të Gjenocidit në Jerevan

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ka nderuar viktimat armene të masakrave të epokës otomane, gjatë vizitës që ka për qëllim të shfaq; mbështetjen për Armeninë, në mes të luftimeve të reja me Azerbajxhanin.

Nancy Pelosi, që arriti në Jerevan më 17 shtator, është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Armeninë qëkur ky shtet fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik më 1991. Para takimit të paraparë me kryeministrin armen, Nikol Pashinian, Pelosi më 18 shtator vendosi kurora lulesh pranë një monumenti në Jerevan për të nderuar pothuajse 1.5 milion armenë që vdiqën në fushatat e orkestruara të dhunës nga turqit otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Vrasjet janë cilësuar si gjenocid nga një numër i madh historianësh si dhe nga Kongresi amerikan, i cili në mënyrë unanime miratoi rezolutën e gjenocidit më 2019. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, zyrtarisht i ka njohur vrasjet si gjenocid në prill të vitit 2021.

“Nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë, Tajvan, Armeni, bota përballet me zgjedhjen midis demokracisë dhe vetëqeverisjes, dhe ne duhet të zgjedhim sërish demokracinë”, shkroi në Twitter Pelosi pasi arriti në Armeni.

Këto deklarata janë referencë e vizitave që Pelosi ka bërë gjatë muajve të fundit. Në maj, ajo udhëtoi në Kiev ku u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, shteti i së cilit po përballet me pushtimin rus. Muajin e kaluar, Pelosi vizitoi Tajvanin, një vizitë që zemëroi Pekinin, i cila e sheh këtë ishull si provincë të tij dhe është zotuar se do ta bashkojë me Kinën.

Pelosi është nga Kalifornia, shtëpi e një prej komuniteteve më të mëdha etnike armene në SHBA. Në udhëtimin e saj në Armeni, ajo po shoqërohet nga ligjvënëset Jackie Speier dhe Anna Eshoo, që të dyja me prejardhje armene. Vizita e Pelosit në Armeni vjen disa ditë pas përleshjeve më të këqija në dy vjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, luftime që kanë lënë të vrarë mbi 200 persona në të dyja palët.

Që para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, dy palët kanë luftuar për rajonin e Nagorno-Karabakut. Forcat armene etnike morën kontrollin e këtij rajoni të shkëputur më 1994. Më 2020, Azerbajxhani largoi forcat armene nga shumica e territorit të rajonit dhe qarqeve përreth.

Në dhunën e fundit, të dyja shtetet shkëmbyen zjarr përgjatë kufirit që i ndan dhe forcat e Azerbajxhanit kryen sulme edhe brenda territorit të Armenisë. Rusia, e cila ka raporte të mira me të dyja shtetet, ndërmjetësoi një armëpushim pak kohë pas nisjes së luftimeve, por përleshjet vazhduan. Qeveria e Azerbajxhanit ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me vizitën e Pelosit./REL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:51
Pelosi dënon sulmet e Azerbajxhanit ndaj Armenisë

Gjatë vizitës në Armeni, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve së Shteteve të Bashkuara Nancy Pelosi dënoi sulmet e paligjshme kufitare, të Azerbajxhanit ndaj Armenisë. Nga qyteti antik i Jerevanit, krah kryetarit të parlamentit armen Alen Simonyan, Pelosi tha se vizita e saj kishte rëndësi pas "sulmeve të paligjshme dhe vdekjeprurëse nga ana e Azerbajxhanit në territorin armen", sulme që nxitën përleshje kufitare duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 200 personave.

"Ne i dënojmë fuqishëm këto sulme", tha zonja Pelosi përkrah,

Zonja Pelosi tha se ishte e qartë se luftimet kufitare u shkaktuan nga sulmet azere ndaj Armenisë dhe se kronologjia e konfliktit duhej bërë e qartë sikurse tha ajo.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë