Komisioni i Jashtëm Parlamentar ka kërkuar në raportim ministrin e jashtëm Ditmir Bushatin i cili duhet të paraqitet për procedurat e raportimit në datën 5 prill në lidhje me vizitën zyrtare në Greqi pak ditë më parë.
Vizita e minsitrit në Greqi u shoqërua me shumë debate diskutime ndërkohë që Bushati takoi presidentin grek, Prokopis Pavlopulos, i cili e siguroi ministrin shqiptar se Greqia e mbështet Shqipërinë dhe kërkoi respektimin e rregullave ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjeve që shqetësojnë të dyja palët.
Po ashtu, Bushati pati dhe një takim me homologun e tij, Nikos Kotzias.
/Shqiptarja.com