Vizita në SHBA, Rama: Reforma
në drejtësi, testi i amerikanëve 

Vizita në SHBA, Rama: Reforma<br />në drejtësi, testi i amerikanëve 
Në mbledhjen e grupit parlamentar, ndër të rrallat ku lejohen kamerat, që pas ardhjes së socialistëve në pushtet, kryeministri Edi Rama u përcolli deputetëve të tij mesazhin e Shtëpisë së Bardhë.

SHBA kërkon miratimin sa më parë të reformës në drejtësi dhe nuk pranon vonesa të pajustifikuara nga partitë politike. "Pritja nga zv/presidenti Biden dhe Presidenti Barack Obama ishte një nder jashtëzakonshëm për Qeverinë. 25 vjet janë shumë pak në historinë e një vendi, apo marrëdhëniet mes dy vendeve, por këto 25 vjet, janë mjaftueshme për të vlerësuar rëndësinë jetike për interesat e shqiptarëve dhe të SHBA në rajonin tonë. Marrëdhënia e ngushtë me SHBA, është çelësi i shpjegimit të këtij interesit historik të shqiptarëve. Në selinë e USAID na është rezervuar një takim i përgatitur deri në detaje nga pala amerikane. Ambasadorja e Përgjithshme e USAID ka shprehur vlerësime për propozimet tona për luftën kundër ekstremizmit. Për herë të parë Shqipëria do të ketë edhe grupin e miqësisë edhe në Senatin Amerikan. Ftesa në Shtëpinë e Bardhë ishte vlerësim për punën tonë, reformat dhe bashkëpunimi me SHBA. Ishte një vlerësim për Shqipërinë dhe shqiptarët në 25 vjetorin e kësaj marrëdhënie speciale. E shoh këtë vizitë si një arsye të fortë për të vazhduar vendosmërisht përpara për të çuar edhe më tej reformat e Shqipërisë", u shpreh Rama.
 
Duke folur para deputetëve socialistë për mesazhet e autoriteteve amerikane në lidhje me reformën në drejtësi, veçanërisht duke komentuar marrëveshjen me FBI-në, Rama tha se testi i shqiptarëve përpara syve të amerikanëve, është reforma në drejtësi.
 
"Moment i rëndësishëm ka qenë takimi në zyrën e drejtorit të FBI. Jemi dakordësuar për domosdoshmërinë e thellimit të këtij bashkëpunimi. E kemi kërkuar që në krye të herës. Marrëveshja e nënshkruar shënon një hap shumë të rëndësishëm në rrugën  e bashkëpunimit dhe materializon shprehjen e konsideratës për modernizimin e Policisë së Shtetit. Bashkëbisedimi me Presidentin, zv/presidentin, ishte një takim që i kaloi pritshmëritë tona, apo presidenti kapërceu protokollin duke hapur derën e zyrës ovale, ku u shprehën vlerësime të konsiderueshme për rolin e Shqipërisë në Ballkan si dhe për rrugën e reformave. Kyçe është cilësuar reforma në drejtësi. Kjo reformë, përveç të tjerash përbën në sytë e SHBA edhe një test të të gjitha palëve, mbi seriozitetin e marrëdhënieve me SHBA. E thënë qartë, SHBA, një mbështetëse e fuqishme e shqiptarëve, aspirata për një reformë të thellë të drejtësisë shqiptare, të mos pengohet nga askush. SHBA janë një avokat i fuqishëm për procesin e integrimit Europian të Shqipërisë në BE. Dhe m.q.s reforma në drejtësi janë pengesa për hapjen e negociatave, SHBA pret që asnjë palët politike në Parlament të mos e pengojë heqjen e kësaj pengese", tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës