Linjë direkte ajrore Tiranë-Zagreb?! Meta: Kroacia në presidencën e BE, mundësi për integrimin e Shqipërisë

Linjë direkte ajrore Tiranë-Zagreb?! Meta: Kroacia në presidencën e BE, mundësi për integrimin e Shqipërisë

KROACI- Presidenti Meta gjatë takimit të tij me Kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkovic ka theksuar se një linjë direkte ajrore Tiranë-Zagreb do t’i shërbente forcimit të këtij bashkëpunimi, si dhe ndërlidhjes mes nesh. Meta është ndalur edhe tek rruga e integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku është shprehur se marrja e Presidencës së BE për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zgjerimit është një mundësi e shtuar për Shqipërinë dhe rajonin.

“Marrja e Presidencës së BE për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zgjerimit është një mundësi e shtuar për Shqipërinë dhe rajonin në funksion të perspektivës europiane”, - nënvizoi Presidenti Meta.

Sipas Metës Shqipëria do të dyfishojmë e trefishojnë përpjekjet tona në javët që vijnë, në mënyrë që Samiti i Zagrebit në maj 2020 të rezultojë me një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Në njoftimin e Presidencës shkruhet se edhe kryeministri  Plenković ndanë të njëjtin qëndrim se integrimi europian i Shqipërisë dhe rajonit janë e vetmja alternativë e të ardhmes sonë të përbashkët.

Liderët ranë dakord se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve duhet të ngrihet në të njëjtin nivel me partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin e shkëlqyer politik.

Një tjetër projekt ambicioz është ndërtimi i gazsjellësit Adriatiko-Jonian IAP, si zgjatim i TAP, që do të ndërlidhë më shumë vendet tona në fushën energjitike dhe do të diversifikojë burimet e energjisë.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu kënaqësinë që komuniteti shqiptar në Kroaci, përfaqësohet në Parlamentin kroat me deputeten, Ermine Lekaj Prljaskaj, një tjetër tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate. Gjatë takimit, Meta vuri në dukje edhe domosdoshmërinë e liberalizimit sa më parë të vizave mes BE-së dhe Kosovës, për t’i dhënë fund izolimit të pamerituar të qytetarëve të saj.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja