Arrestohet në Kosovë 28-vjeçari turk Faruk Fatih Özer, themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX, i cili ishte arratisur fillimisht drejt Shqipërisë pasi mashtroi rreth 400 mijë persona duke i marrë 2 miliardë dollarë.
Sipas mediave turke, Faruk Fatih Özer, i cili po konsiderohet si mashtruesi më i madh i kohërave te fundit në Turqi, u arrestua mbrëmë në Kosovë.
Autoritet turke publikuan një fotografi të Özer duke kaluar kontrollin e pasaportave në aeroportin e Stambollit. Burimet e sigurisë më vonë konfirmuan se Özer ka qenë në Shqipëri dhe më pas në përpjekje për të shpëtuar nga autoritet i është drejtuar Kosovës, ku edhe është kapur.
Özer u largua nga aeroporti i Stambollit, në një drejtim të panjohur por sipas mediave lokale dhe të huaja theksojnë se vendstrehimi i tij i ri ishte Shqipëria pasi sipas “Haber turk” ai ka mbërritur në vendin tonë më 20 Prill.
Özer e themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin.
Kohët e fundit investitorët nuk kishin qasje në platformë, prokuroria ndërmori veprim dhe lëshoi një urdhër arresti për të.
Faruk Fatih Özer po kërkohej me akuzën e “mashtrimit duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale”, pasi mashtroi rreth 400 mijë qytetarë turq.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11316
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
17-vjetori i Pavarsisë së Kosovës, Grenell përmend Jack Smithin, kërkon që të ndalet burgimi i padrejtë i Thaçit në Hagë: Ai duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave
17 Shkurt, 12:18
-
Kosova 17 vjet shtet! Rubio: SHBA ka mbështetur rrugëtimin e vendit për t’u bërë shtet sovran, nderojmë miqësinë mes popujve tanë
17 Shkurt, 09:29
-
Kosova 17 vjet shtet, arritjet dhe ngecjet në ekonomi
17 Shkurt, 08:12
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06
-
Nesër 17-vjetori i Pavarësisë/ Liderët e botës urojnë Kosovën, Trump: Mbështetje e plotë nga SHBA, por presim marrëdhënie më produktive me qeverinë
16 Shkurt, 14:23
-
Nesër 17-vjetori i Pavarësisë/ Njohjet që s’i erdhën kurrë, kush ia mbylli dyert Kosovës?
16 Shkurt, 14:12
-
Kosovë/ ‘NEWBORN’ edhe këtë vit me pamje të re, frymëzuar nga AI
16 Shkurt, 14:00
-
Roli i NATO-s në Kosovë, Osmani takon gjeneralin Cavoli
15 Shkurt, 16:59
-
55 vite nga themelimi i Universitetit të Prishtinës, Spiropali: Ngjarje historike me rëndësi për kombin
15 Shkurt, 11:57
-
Hovenier këshillon emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi: Mos negocio zotime të reja
15 Shkurt, 10:07
-
'Unë fotografova kufomat e familjes Jashari, KFOR-i francez i mori si dëshmi! Xhevahire Izmaku në 'Esencë' tregon krimet serbe në Kosovë: Në Vushtri u masakruan 100 vetë
14 Shkurt, 21:38