Vjedhin kabllin elektrik për
skrap, Stadiumi pa drita

Vjedhin kabllin elektrik për<br />skrap, Stadiumi pa drita
TIRANE- Dy adoleshentë janë arrestuar pasi kanë vjedhur kabllin elektrik të dekorit të stadiumit të qytetit të Gjirokastrës, duke nxjerrë jashtë funksioni rrjetin elektrik të dekorit. Arrestimi i tyre është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “18 shtatori”.

Ka qenë ora 03: 30 minuta kur adoleshentët me inixialet E.XH, dhe TH. C, 17 vjeçarë, janë parë teksa po prenin kabllot elektrike përreth stadiumit “Subi Bakiri”. Gjysëm ore më vonë, rreth orës 04:00 ata janë kapur në flagrancë në hyrje të stadiumit, teksa mbanin një thes plasmasi të mbushur me kabllo elektrikë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se sasia e kabllit të vjedhur është rreth 60 metra, dhe kablli do të shitej për skrap.
Dy adoleshentët lindur dhe banues në Gjirokastër janë në hetim për veprën penale të “Vjedhjes kryer në bashkëpunim “, vepër kjo e parashikuar nga neni 1342 e 25 të Kodit Penal. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale kabllot elektrikë të dekorit të stadiumit të futbollit.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit