Një makinë fouristradë luksoze është vjedhur mbrëmjen e djeshme pak pas mesnate ne Velipojë.
Por duket se fati nuk ka qenë në anën e hajdutëve, pasi policia ka pikasur ngjarjen dhe i është vënë në ndjeke nga pas. Edhe pse nuk ka mundur dot të ndalojë hajdutët, policia ka arritur t'i tremb mjaftueshëm sa ta braktisin makinën luksoze në një rrugë dytësore në Mamurras dhe të largohen.
Mjeti është dërguar në komisariatin e policisë Kurbin, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave që vodhën mjetin.
Komento