Policia e Tiranës ka bërë identifikimin dhe më pas kapjen e dy shtetasve të dyshuar për veprën penale të vjedhjes dhe shkatërrimit të pronës.

Të arrestuarit janë shtetasit Aleksandër Leka, 23 vjec, dhe Jonuz Leka, 21 vjec, të dy banues në Paskuqan 2, Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se në fshatin Lundër, komuna Farkë, kanë prerë duke rrëzuar në tokë 5 shtylla të tensionit elektrik si dhe kanë tentuar të vjedhin telat elektrik, në pronësi të një shtetasi. ah/shqiptarja.com/