Vjedhja e bagazheve nga punonjësit e aeroportit në Rinas, policia kërkesë koncesionarit: Vendos kamera në zonën e imbarkimit

Humbja e sendeve me vlerë në bagazhet e udhëtarëve që dalin jashtë territorit të vendit tonë përmes aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” është kthyer në një shqetësim serioz të autoriteteve policore. Në drejtim të tyre, me dhjetëra raste denoncimesh mbërrijnë çdo javë nga qytetarë që humbasin nga para deri tek bizhuteri e orë të shtrenjta.

Rasti i fundit ishte arrestimi i një dite më parë i një punonjësi, i cili u kap në flagrancë duke fshehur sende me vlerë që dyshohet se i vodhi në një valixhe. Kjo situatë ka detyruar Policinë e Shtetit t’i drejtohet koncensionarit të aeroportit për vendosje të kamerave të sigurisë në zonën e imbarkimit të bagazheve të pasagjerëve, vendi me riskun më të lartë ku dyshohet se hapen nga punonjësit për të marrë sendet me vlerë, kryesisht bizhuteri dhe para.

Po ashtu, në bazë të kësaj kërkese është edhe vendosja e kamerave personale të trupit te çdo punonjësi që merret me transportimit e bagazheve, me synim dokumentimin e plotë të rasteve të vjedhjeve që mund të konstatohen. Në këtë mënyrë synohet t’i jepet fund problematikës së shtuar të humbjes së sendeve me vlerë në aeroport. Vetëm ditën e hënë, pranë autoriteteve policore të aeroportit janë paraqitur 3 raste të ngjashme , ndërsa kohët e fundit denoncimet shtohen.

Nisur nga kjo problematikë që sa vjen e rritet në Rinas, policia bënë apel për të gjithë udhëtarët, që për arsye sigurie, paratë dhe sendet me vlerë t’i mbajnë në çantat e dorës, jo në bagazhet e stivës, pasi kompanitë ajrore nuk mbajnë përgjegjësi për to.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën