TIRANË - Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 56 vite burgim për 10 ish zyrtarët e bankës nën akuzë për shpërdorim detyre. Pas 5 muajve hetime për skandalin ku u vodhën 713 milionë lekë akuza ende ka në proces hetimet për Ardian Bitrajn, Mimoza Burzian, Klevis Betjan dhe ish-guvernatorin Adrian Fullani hetime të cilët pritet të mbyllen brenda dhjetorit dhe dosjet të shkojnë në gjykatë.
Me një pretencë prej 23 faqesh prokurori Ramadan Troci i cili udhëheq hetimet për skandalin e bankës në 5 muaj, duke nisur nga Dorian Collaku kërkoi thuajse burgime të njëjta për 10 të pandehurit.
Në përfundim të prentecës të pandehurit nuk shprehën asnjë pretendim teksa pritet që më 26 dhjetor gjykatësi Martin Deda të dëgjojë pretendimet e mbrojtjes e më pas të vendos për dënimet të cilat me pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar pritet të përgjysmohen.
Në të njëjtën gjykatë janë në proces 5 procese të tjera ku bën pjesë dhe ish-inspektoria Elivar Golemi e cila kërkoi veçimin e gjykimit të saj pasi nga prokuroria, Golemi Çollaku dhe 13 vartësit e tyre u morën të pandehur në një procedim penal.
Pretenca 56 vite burg për 10 të pandehurit
Dorian Çollakun, 6 vite burgim
Bashkim Xhilagën, 6 vite burgim
Myzejen Belbën, 6 vite burgim
Lavdim Canin, 6 vite burgim
Liljana Tushën, 6 vite burgim
Dhimitwr Davidhi, 6 vite burgim
Bahri Allushin, 5 vite burgim
Gentjan Jahjën, 5 vite burgim
Fatbardha Gurthi, 5 vite burgim
Mehdi Markun, 5 vite burgim
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO