PRISHTINE - Një vjedhje e organizuar ka ndodhur të premten në një dyqan në Prishtinë. Dy persona kanë hyrë në lokalin “Intimo” i cili ndodhet të Qafa në Prishtinë.
Njëri prej tyre e ka thirrur shitësen për të dalë jashtë dyqanit, për një konsultë, teksa tjetri ka hyrë në dyqan, shikon nëse ka njeri tjetër dhe shkon te arka për të marrë paratë e pazarit ditor.
Por kjo ngjarje është kapur nga kamerat e sigurisë të cilët kanë qenë të vendosura brenda në lokal.
Filmimet e vjedhjes janë publikuar nga vet pronari i lokalit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com