TIRANE- Aksioni i OSHEE dhe Policisë kundër vjedhjes së energjisë elektrike ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme kontrollet në terren. Gjatë 2 033 kontrolleve të ushtruara në mbarë vendin nga 108 grupe të përbashkëta Policisë-OSHEE janë evidentuar 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 6 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 2 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa në kërkim janë shpallur 4 persona.
Gjatë ditës së sotme, sipas Policisë janë ndërprerë 1 163 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë, si dhe janë kontrolluar 88 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com