TIRANË - Policia e Shtetit dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë kryer kontrolle në të gjithë vendin për evidentimin e lidhjeve të paligjshme të energjisë.
Në një javë janë kryer 4.105 kontrolle në terren e si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 14 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 14 autorë.
 
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 8 pronarë biznesesh, janë shpallur në kërkim 4 persona dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 të tjerë.
 
Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 1.989 lidhje të abonentëve debitorë dhe 14 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 64 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)