TIRANË - Vijon puna e përbashkët e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Në të gjithë vendin gjatë ditën e sotme kanë vepruar 91 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.
Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 1.755 raste .
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 11 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 5 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .
Janë shpallur në kërkim 5 persona , si dhe ndiqet në gjendje të lirë 1 person.
Po gjatë ditës së sotme janë ndërprerë 581 lidhje të abonentëve debitorë dhe 11 lidhje të paligjshme.
Gjithashtu po sot janë kontrolluar 73 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com