Vjedhja e ilaçeve,Beqaj nga Lezha:
 Nuk ka asnjë akuzë ndaj meje

Vjedhja e ilaçeve,Beqaj nga Lezha:<br /> Nuk ka asnjë akuzë ndaj meje
LEZHË - Nuk ka asnjë akuzë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, por ka një raport të strukturave anti-korrupsion pranë qeverisë që po hetojnë korrupsionin e mundshëm edhe në shëndetësi. Ky ka qenë reagimi që ka përcjellë nga Lezha, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj për akuzat e ish-Kryeministrit Berisha për vjedhjen e 1.5 miliardë lekëve nëpërmjet barnave të rimbursueshme.

“Nuk ka një akuzë ndaj ministrisë, por ka një raport të strukturave anti-korrupsion të Qeverisë, që po hetojnë korrupsionin e mundshëm edhe në shëndetësi. Qeveria është e angazhuar ta luftojë korrupsionin në çdo fushë, përfshirë edhe shëndetësinë. Jemi ne që kemi bërë atë raport-kontrolli dhe që e kemi përcjellë edhe në Prokurori. Unë i kërkoj, edhe njëherë Prokurorisë që të bëjë një hetim të plotë, të ndëshkojë këdo, duke treguar angazhimin tonë që do të luftojmë konfliktin e interesit dhe korrupsionin në cdo hallkë të shëndetësisë”, - tha Beqaj.

Ministri Beqaj ishte në Lezhë për të inauguruar aparaturën për ekografi kardiale, një pajisje shumë të rëndësishme për spitalin rajonal. Ai ka deklaruar se programi i shërbimeve për kontrollin bazë, kabinetet e kardiologjisë në spitalet rajonale, fuqizimi i shërbimit të koronarografisë në QSUT-të dhe kontraktimi i spitaleve publike janë shprehje e qartë për të shkuar drejt objektivit të qeverise për mbulim universal.
 
Duke filluar nga java e ardhshme, ne do të ofrojmë për spitalin rajonal të Lezhës një shërbim shumë më cilësor për sëmundjet e zemrës. Kabineti i Kardiologjisë do të plotësohet me një ECHO kardiake dhe me pajisjen e provës për ngarkesë, apo siç jemi mësuar ta themi tradicionalisht, biçikletën edhe pse tani është një tapet. Të dyja këto pajisje janë, në fakt, pjesë e domosdoshme e ekzaminimit të sëmundjeve të zemrës, dhe më në fund, edhe në spitalin Rajonal të Lezhës e ofrojmë këtë shërbim. Unë besoj se, qoftë fillimi i programit të Kontrollit Mjekësor Bazë ku çdo qendër e Shqipërisë e ka një ECG, qoftë kabinetet e kardiologjisë në spitalet rajonale, qoftë fuqizimi i shërbimit të koronarografisë në QSUT dhe kontraktimi i pitaleve private, janë shprehje e qartë e vendosmërisë së Qeverisë për të ofruar shërbim shëndetësor më të mirë, më cilësor dhe për të shkuar drejt angazhimit tonë që është Mbulimi shëndetësor Universal”, – tha ministri i Shëndetësisë.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…