
Pas vjedhjes në muzeun e Luvrit, presidenti francez Emmanuel Macron premton se autoritetet do të gjejnë tetë bizhuteritë e vjedhura.
Përmes një postimi në X, ai thekson se autorët do të nxirren para drejtësisë.
“Vjedhja e kryer në Luvër është një fyerje ndaj një trashëgimie kulturore që ne e duam, sepse është pjesë e historisë sonë. Ne do t’i gjejmë veprat dhe autorët do të nxirren para drejtësisë. Po bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme, kudo, për ta arritur këtë, nën drejtimin e prokurorisë së Parisit”, thotë presidenti francez.
Le vol commis au Louvre est une atteinte à un patrimoine que nous chérissons car il est notre Histoire.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) October 19, 2025
Nous retrouverons les œuvres et les auteurs seront traduits en justice. Tout est mis en œuvre, partout, pour y arriver, sous la conduite du parquet de Paris.…
Lajmi kryesor:
Grabitje spektakolare në Muzeun e Luvrit, vidhen brenda 4 minutash bizhuteritë e familjes perandorake Bonaparti! Vizitorët në panik (VIDEO)







