Vjedhja skandaloze/ Infermierja përdor kartën e kreditit të pacientit që ndërroi jetë nga COVID-19

Vjedhja skandaloze/ Infermierja përdor kartën e kreditit të pacientit që ndërroi jetë nga COVID-19

SHBA- Një vjedhje në rrethana skandaloze është raportuar në New Yourk, ku një infermiere ka përdorur kartat e një pacienteje të saj që kishte ndërruar jetë nga COVID-19.

Danielle Conti, 43 vjeç po përballet me akuzën e rëndë të vjedhjes, edhe pse shuma e marrë është vetëm 60.23 dollarë. Referuar mediave amerikan, e gjitha është zbuluar nga një e afërme e viktimës! Mësohet se pacientja kishte vdekur më 12 prill, e ndërsa kartën e saj të kreditit ishin bërë blerje, gaz dhe ushqime në datën 28 prill. Referuar policisë, infermierja 43-vjeçare dyshet t'ia ketë marrë kartën e kreditit teksa i shërbente në spital të moshuatës 70-vjeçe. Lidhur me këtë rast ka pasur një reagim edhe nga ana e spitalit, ku njoftojnë se 43-vjeçarja është pezulluar nga puna!

"Danielle Conti është pezulluar përkohësisht dhe do të përballet me drejtësinë për akuzën e vjedhjes. Ne po bashkëpunojmë me polici,e spitali po kryen hetimet e veta për të zbardhur të plotë këtë ngjarje. Infermierja ka qenë punonjëse e këtij spitali që nga 2007", njofton spitali.

Infermierja Danielle Conti

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjeco: 09/05/2020 23:27

    Qeflije!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë