Vjedhje dhe falsifikim dokumentesh, pesë të arrestuar në Durrës! Pranga dy të rinjve që bënin grabitje në banesa, lokale e dyqane

Vjedhje dhe falsifikim dokumentesh, pesë të arrestuar në Durrës! Pranga dy të rinjve që bënin grabitje në banesa, lokale e dyqane

Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga kanë rënë dy të rinj të cilët akuzohen për vjedhje.

Më konkretisht bëhet fjalë për E. H., 21 vjeç, dhe E. R., 28 vjeç pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në lokalin e shtetasit P.F.

Nga veprimet hetimore të kryera, këta shtetas dyshohen të jenë autorë të 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

-Më datë 11.01.2022, në lagjen Nr. 18 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit B. K.
-Më datë 27.01.2022, në lagjen Nr. 17 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në  banesën e shtetasit A. D.

Gjithashtu në prang aka përfunduar edhe 31-vjeçari K.S., pasi dyshohet se ka dëmtuar me zjarr lokalin e F.S.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale "Falsifikimi i dokumentave" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve", shtetasit: S. S., 29 vjeç, banues në Tropojë,  dhe Y. J., 24 vjeç, banues në Kosovë, pasi janë  kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojnë kufirin, me dokumenta të falsifikuara.

Njoftimi i Policisë
Vihen në prangat e policisë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë  Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Vjedhja” e kryer  në bashkëpunim: shtetasit;

E. H., 21 vjeç, dhe E. R., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.16 Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në lokalin e shtetasit P. F.

Nga veprimet hetimore të kryera, këta shtetas dyshohen të jenë autorë të 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

-Më datë 11.01.2022, në lagjen Nr. 18 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit B. K.

-Më datë 27.01.2022, në lagjen Nr. 17 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në  banesën e shtetasit A. D.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë shtetasin K. S., 31 vjeç, banues në lagjen Nr. 18 Durrës, pasi dyshohet se ka dëmtuar me zjarr lokalin e shtetasit F. S.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale "Falsifikimi i dokumentave" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve", shtetasit:

S. S., 29 vjeç, banues në Tropojë,  dhe Y. J., 24 vjeç, banues në Kosovë, pasi janë  kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojnë kufirin, me dokumenta të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë