SARANDË- Gjatë 24-orëve të fundit policia e Sarandës ka vënë në pranga 5 persona për vepra penale të ndryshme. Konkretisht në Himarë janë arrestuar tre persona të cilët akuzohen për 'vjedhje në bashkëpunim'. Ata janë, P. Xh., 23 vjeç, K. Xh., 21 vje, D. H., 31 vjeç, të tre banues në Dhërmi. Këta tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lokalin e V.C në Dhërmi, kanë vjedhur një sasi parash prej 50.000 lekë të rinj.
Ndërkohë një tjetër person është arrestuar në Sarandë i cili akuzohet për "Vjedhje me dhunë", "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". I arrestuari është P. S., 18 vjeç, banues në Ksamil.
Arrestimi i tij u bë pasi 18-vjeçari bashkë me shokun e tij dyshohet se kanë kanosur me thikë shtetasin D. P., për motive të dobëta, duke i marrë këtij të fundit 2500 lekë të rinj. Në momentin e kapjes në flagrancë, 18 vjeçarit iu gjet në trup një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa dhe një dorezë metalike prej hekuri.
Po ashtu në Sarandë është arrestuar edhe një 39-vjeçar E.G, i cili akuzohet për vjedhje. Arrestimi i tij u bë pasi 39-vjeçari dyshohet se në një supermarket në lagjen nr.4 Sarandë, ka vjedhur një kompresor ajri me vlerë 20.000 lekë të rinj.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4457
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krimi në familje në Sarandë, e arrestuara shtang hetuesit: Tentova ta vrisja dhe më parë bashkëshortin, nuk kisha arsye!
25 Dhjetor, 15:53
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025
25 Dhjetor, 09:52
-
Sarandë/ Konflikt në familje, gruaja vret burrin në fshatin Metoq (EMRAT)
24 Dhjetor, 08:47
-
Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira (FOTOT)
23 Dhjetor, 16:49
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Vlorë/ U gjet i vdekur në banesë, 68-vjeçari i vetmuar pësoi arrest kardiak! U gjet pas 12 orësh
22 Dhjetor, 19:26
-
Konispol, sherr mes disa të rinjve, dy të plagosur me sende të forta
22 Dhjetor, 12:41
-
Korçë/ Tentoi të vjedhë bankën, autori ende në kërkim! Policia: Mund të ketë qenë i dehur
22 Dhjetor, 12:34
-
I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen 2 të miturit në Vlorë
22 Dhjetor, 11:59
-
Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh
22 Dhjetor, 11:20
-
Itali/ I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, Anglia ekstradon shqiptarin! U arrestua më 2023 në Mançester për drogë (EMRI)
21 Dhjetor, 18:59
Labëri o trëndelinë Labëri për ty të pimë, Ngrejm dolli o për gjoksgropët trima Këngt e Maos shkojn e vinë..
Përgjigju