Vjedhje e dyqaneve me thyerje, 5 të rinj në pranga

Zbardhen dhjetëra vjedhje të ndodhura në Tiranë në disa dyqane celulare. Mëngjesin e djeshëm Policia e Tiranës ka vënë në pesë të rinj. Të arrestuarit dyshohet se, kanë vjedhur disa dyqane në disa zona të ndryshme të kryeqytetit. Burime zyrtare nga uniformat blu të Tiranës kanë bërë të ditur se, gjatë operacionit të koduar “Thyerja” janë arrestuar Sael Sulaj, 19 vjeç, Donald Ahmetaj, 24 vjeç, Klaudjo Bufi, 23 vjeç, Bledi Kateshi,19 vjeç, Rolfi Harka, 18 vjeç.

Nga hetimet e kryera deri më tani nga strukturat e hetimit të krimit është bërë e mundur dokumentimi ligjor në 7 raste të implikimit të të arrestuarve të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kohë e vende të ndryshme në qytetin e Tiranës, realizonin vjedhje me thyerje të njësive tregtare, të dyqaneve të kompanive të ndryshme celulare, butik e markete në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura si: (ora dore, aparate celulare dhe syze dielli si dhe 20 copë fishek model 56, kalibri 7.62 mm).

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)