Zyrat e këshillit të qarkut Vlorë kanë rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme, ku një person, i maskuar dhe me arë, ka hyrë në zyrat  e pronave dhe ka marrë disa dokumente. Identiteti i autorit nuk dihet ende, ndërsa ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30, ku dyshohet se grabitësi ka hyrë nga dritarja dhe ka marrë një dosje për pronat në Dhërmi, në zyrat e drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës dhe më pas është larguar nga dera, duke kërcënuar rojën e zyrave.

Për mediat, Drejtor i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, u shpreh se janë vjedhur zyrat më me rëndësi të qarkut, ndërsa thekson se nuk dihet ende se cilat dokumente janë vjedhur dhe se pritet të bëhet një inventar.

"Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrat e pronave. Po merret policia dhe po bëjmë dhe një inventar për të saktësuar se çfarë mungon. Janë vjedhur zyrat e drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës. Janë zyra të një rëndësie më të madhe në raport me zyrat e tjera të qarkut. Nëse humb një dokument origjinal ka rrezik, nuk është njësoj si një dokument fotokopje. Sipas të dhënave ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe më pas ka dalë nga dera kryesore", tha ai.

1634028436_Sequence03.00000702.Still034.jpg

Dollapet e shkaterruara