Një turiste e huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake nga policia, një person i cili tashmë është identifikuar i ka marrë me forcë varësen e floririt nga qafa turistes dhe më pas është larguar me vrap nga vendngjarja.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në zonë dhe kanë nisur kontrollin e territorit për kapjen e autorit. Ndërkohë, po punohet për arrestimin e të riut dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Komente









