Vjedhje në shkolla dhe në dyqane, arrestohet 35-vjeçari nga Belshi (EMRI)

Vjedhje në shkolla dhe në dyqane, arrestohet 35-vjeçari nga Belshi (EMRI)

Foto ilustruese

ELBASAN- Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se është autori i një sërë vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Belshit.

Në prangat e policisë ka rënë Adriatik Lleshi, banues në Rrenas, i cili dyshohet se ka kryer vjedhet e mëposhtme:

• Më 10.10.2018, në Belsh, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit F.I.

• Më 21.06.2018 në fshatin Deshiran, dyshohet se ka vjedhur në shkollën e mesme në fshatin Deshiran një monitor kompiuteri TLC.

• Më 02.02.2018, në fshatin Klos, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit F.V. 

• Më 17.11.2017, në fshatin Mollas, dyshohet se ka vjedhur në pronën e shtetasit F.Xh .

Njoftimi i policisë:

Cërrik

Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë.

Kapet dhe ndalohet një 35 vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjeve:

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nga Specialistët për Hetimin të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, në sajë të një pune të mirëorganizuar u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh të ndodhur më parë, si dhe kapja dhe ndalimi i shtetasit:

• Adriatik Lleshi, 35 vjeç, dhe banues ne Rrenas, Belsh

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas në kohë dhe vende të ndryshme ka kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Cërrik, dhe konkretisht:

• Më datë 10.10.2018, në Belsh, dyshohet se ka vjedhur në qyqanin e shtetasit F.I.

• Më datë 21.06.2018 në fshatin Deshiran, dyshohet se ka vjedhur në shkollën e mesme në fshatin Deshiran një monitor kompiuteri TLC.

• Më datë 02.02.2018, në fshatin Klos, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit F.V. 

• Më datë 17.11.2017, në fshatin Mollas, dyshohet se ka vjedhur në pronën e shtetasit F.Xh .

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë