Sipas burimeve të raportuara nga policia e Shkodrës, bëhet me dije se i ashtuquajturi, Samel Brankaj, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ra në prangat e policisë së Shkodrës.E ndërsa Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirë-organizuar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor e Samel Brankaj, 22 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër.
Ky person ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos/ Itali, e ka dënuar këtë person me 4 vjet e 3 muaj e 8 ditë burg për veprat penale të “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, ”Plagosje e rëndë me dashje” dhe ”Trafikimi i lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Komento