Kapën hajdutin me kamera sigurie, banorët e Librazhdit: Policia na tha jemi shumë të zënë/ VIDEO
Vjedhjeve të banesave dhe bizneseve në Librazhd duket se po iu vjen fundi. Disa banorë kanë vendosur të marrin vetë situatën në dorë duke instaluar kamerat, dhe i siguruar pamjet filmike të hajdutëve policës pas neglizhencës për ndjekjen e rastit.
Vjedhjeve të banesave dhe bizneseve në Librazhd duket se po iu vjen fundi. Disa banorë kanë vendosur të marrin vetë situatën në dorë duke instaluar kamerat, dhe siguruar pamjet filmike të hajdutëve pas neglizhencës për ndjekjen e rastit nga ana e policisë.
Banorët e Librazhdit iu është dashur të bëjnë vetë detektivin privat dhe rolin e policisë. Ankesa e tyre e vazhdueshme për vjedhjen e banesave duket se është neglizhuar nga policia. Lidhur me ketë rast banorët kanë vendosur kamera në një prej banesave duke filmuar të gjitha lëvizjet e personit që dyshohet të jetë hajduti. Ngjarja e rrallë ka ndodhur në lagjen Semëz të këtij qyteti. Në pamjet filmike të siguruara nga vetë banorët shihet se si hajduti lëviz në mesnatë duke kontrolluar shtëpitë dhe del prej andej pa u shqetësuar.
Banorët e lagjes shprehen se kanë njoftuar disa herë policinë, por përgjigja që ka marrë ka qenë shokuese. Ndërsa një banor tjetër shprehet se fëmijët janë të terrorizuar. Ai tregon se si i kanë vjedhur dyqanin para 3 viteve dhe pse denoncoi askush nuk bëri gjë. Ndërsa tani ka instaluar kamerat dhe ka filmuar të gjithë lëvizjet e hajdutit nëpër lagje.
Kemi pas një rast vjedhje mbrëmë natën, kemi verifikuar rastin dhe kemi thënë policisë së shtetit, ata na thanë jemi shumë të zënë, nuk është momenti të merremi me rastin tuaj.
Banor i lagjes Semëz
Ka dy tre dite që qarkullon një hajdut nëpër lagje. Unë shtëpinë e kam instaluar me kamera. Edhe verifikova sot, denoncova në polici dhe erdhën të verifikojnë. Edhe komshinjve të mi u ka në vjedhur natën nëpër shtëpia. Edhe kalamajtë ndihen të frikësuar.
Banor i lagjes Semëz
Banorët i kanë vënë në dispozicion policisë pamjet filmike, e cila vetëm tani duket se po e vlerëson seriozisht ngjarjen, pasi banorët kanë vendosur ta bëjnë publik rastin.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7487
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Mashtroi se do të blinte një automjet për fabrikën që administronte, vodhi 25 mln lekë! Arrestohet 38- vjeçari
20 Nëntor, 11:27
-
Kështjella në Windsor bie pre e grabitësve, familja mbretërore në panik
18 Nëntor, 15:21
-
Fier/ Ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 10 muaj burg për vjedhje, policia arreston 31-vjeçarin
17 Nëntor, 14:19
-
'Erdhi' dimri, bora e parë në Pukë, Fushë-Arrëz, Librazhd dhe Shishtavec të Kukësit! Pamje nga zonat malore veshur me petkun e bardhë
15 Nëntor, 15:07
-
Vlorë/ I vodhën celularin një personi dhe tentuan t'i marrin çantën një të miture, vihen në pranga 3 persona
15 Nëntor, 13:52
-
Tiranë/ 16-vjeçari tenton të vjedhë, plagos me thikë rojen e objektit pranë 'Casa Italias'
15 Nëntor, 11:22
-
Aksident në aksin Librazhd- Përrenjas, makina bie në pusetë! Plagosen 3 persona (VIDEO)
14 Nëntor, 21:17
-
Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas/ Makina përplaset me kamionin, shkak dyshohet lagështia në rrugë
14 Nëntor, 15:38
-
Greqi/ Në kërkim për vjedhjen e 7 banesave, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar
13 Nëntor, 17:10
-
Itali/ Lëviznin me makinë të vjedhur, kapen shqiptari kontingjent dhe shoku i tij! Dyshohen si pjesë e një grupi ‘skifterësh’, njëri ishte dëbuar për 5 vite
13 Nëntor, 09:10
-
Itali/ Bënin namin me grabitje, 2 ‘skifterët’ shqiptarë kapen në ndjekje, kërcënuan karabinierët me kaçavidë! U gjenden të gjitha pajisjet e mundshme, s'mungon as kazma!
9 Nëntor, 10:43
-
Tifozi i vjedh Neymarit unazën nga gishti, e nxjerr direkt në shitje (VIDEO)
7 Nëntor, 22:29
po normale qe nuk e ve ujin ne zjarr policia se shefi i komisariatit vjen nga elbasani dhe e ka mendjen vetem per te vjedhur
PërgjigjuAsht fai komplet i ligjit qe nuk e trajton hajdutin si KRIMINEL dhe denimi me i vogel te jete ti pritet dora dhe ne rast perseritje ti pritet dhe tjetra dhe pastaj te vjedhi me LLAPE .PJELLE SHEMTUAR .
Përgjigju