Duhet të vinte java e nëntë e “Seria A” dhe pikërisht sfida me Xhenoan që Juventusi të ndalej për herë të parë në kampionat këtë sezon. Skuadra bardhezi ka barazuar me rezultatin 1-1 në “Allianz Stadium”, duke befasuar atëherë kur nuk pritej. “Zonja e vjetër” mori avantazhin në minutën e 18-t me Cristiano Ronaldon dhe që në këtë moment gaboi duke ulur ritmin. Në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 67-t Besa barazoi rezultatin. Juventusi kërkoi deri në fund të dilte me pikë të plota nga kjo sfidë, por e pati të pamundur.
Roma ndërkohë në “Olimpico” është shtangur nga Spal që ka fituar 0-2. Skuadra verdhekuqe rikthehet kështu te humbjet pas tre fitoreve radhazi, duke rritur edhe një herë diferencën me kryesuesit. Ndërkohë në “Premier League” Manchester City ka marrë kryesimin e kampionatit pasi ka mposhtur 5-0 Bërnlejn. Skuadra e Pep Guardiolës shënoi vetëm një herë në pjesën e parë, me autor Aguerron, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës Silva, Fernandinho, Mahrez dhe në fund Sane vulosën takimin.
Në Bundesligë, Bayern Mynchen, I ka dhënë fund ecurisë negative prej 3 ndeshjesh pa fitore pasi ka mposhtur 1-3 Volsburg. Pas “dopietës” së Levandovskit, Ueghorst ngushtoi diferencën për vendasit, para se Rodriguez të t’I siguronte bavarezëve 3 pikët. Dortumnd ndërkohë ka vijuar serinë e fitoreve duke rujatur kreun e kampionatit. Skuadra verdhezi ka mposhtur thellë 0-4 Stutgartin. Fillimisht Sanço, më pas Rojsh dhe Pako shënun në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Philip vulosi rezultatin.